VizitË e ambasadorËve tË SllovakisË dhe HungarisË nË komunËn e VrapÇishtit si pjesË e fushatËs pËr informim ,,BE NGA AFËR,,

 

 

30 maj 2012

Ambasadorët e Sllovakisë dhe Hungarisë si dhe ministri i ekonomisë Valon Saraqini, si pjesë e fushatës për informim “BE nga afër”, me BE autobus e vizituan Komunën tone, gjegjësisht në Negotinë, ku si nikoqir i priti Kryetari i Komunës z. Bajram Kadrija si dhe stafi komunal.

Ministri Saraqini dhe ambasadorët u takuan me kryetarin e Komunes  së Vrapçishtit z. Bajram Kadrija, me anëtarë të këshillit të Komunës, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale. Në takim u bisedua për aktivitetet e Komunës, ndërsa interes të vacant u tregua për mundësitë për sigurimin e mbështetjes për projekte përmes fondeve evropiane.

Banorët e Komunës sonë direkt ishin të njoftuar me funksionimin e Bashkimit Europian dhe Institucioneve të saja, politika dhe programe, si dhe me aktivitetet që janë të patjetërsueshme dhe që I ndërmori Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, nxënësit e SHF ,,Naim Frashëri,, Negotinë, bënë disa punime në vizatim, si dhe e modeluan hartën e Europës.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use