VITI I RI SHKOLLOR 2012-2013 Ë KOMUNËN TONË DO TË FILLOJ ME GJIMNAZ TË PAVARUR

25 qershor 2012

Komuna e Vrapçishtit vitin e ri shkollor do ta fillojë me gjimnaz të vetin. Vendimi është marrë para tre ditësh në një seancë qeveritare.

Deri më tani shkolla e mesme në këtë komunë, gjegjësisht në Negotinë ka funksionuar në kuadër të gjimnazit të përgjithshëm të Gostivarit. Me këtë, ulën harxhimet për nxënësit e fshatrave të Komunës sonë, ndërsa i shtohen obligimet në sferën e arsimit.

Gjimnazi i ri do ketë gjithsej 11 paralele me 286 nxënës, ndërsa do të hapen edhe vende të reja pune, si për personelin e kësaj shkolle po ashtu edhe për stafin teknik të saj.

Shkolla do mbaj emrin Naser Ademi, dëshmorit të kombit të rënë në vitin 2001.

Selia e gjimnazit do të jetë si deri më tani, në Negotinë.

“Komuna e Vrapçishtit prej këtij viti shkollor 2012-13, do të udhëheq si të gjithë komunat tjera që kanë shkolla në vete , do të udhëheqë me gjimnazin e pavarur, me të gjitha parametrat ligjore që i takojnë një komune për të udhëhequr me shkollë të mesme.
Komuna me këtë rast përfiton sepse do i ngërthej të gjithë nxënësit nga shkollat fillore që i ka në vete, pastaj kursimi material i tyre, sepse nuk do paguajn transport si deri tash, bartjen e tyre nga Gradeci deri në Gostivar apo nga malësia deri në Gostivar por tash do kenë një pagesë më të shkurtër”, tha Neset Dauti, përgjegjës i arsimit në Komunën e Vrapçishtit.

“Komuna e Vrapcishtit me kërkesën që bëri ka bërë edhe analiza me ekpsertët, ndërsa gjithsesi ka kapacitete për ta udhëheqë këtë shkollë të mesme, ashtu si është marrë vendimi për verifikimin e këtyre paraleleve. Nuk do e lë pa përmendur se këtu përfshihen 1 paralele në kuadër të kësaj shkolle me trup arsimorë prej 30 arsimtarëve drejtori i shkollës sekretari dhe trupi profesional”, tha Neset Dauti, përgjegjës i arsimit në Komunën e Vrapçishtit.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use