POZITA DHE KLIMA

Komuna e Vrapçishtit është komunë rurale me madhësi mesatare dhe gjendet në pjesën veriperëndimore të R. M-së . Shtrihet në drejtimin lindoro – perëndimor . Në veri kufizohet me komunën e Bogovinës, në lindje dhe juglindje me komunën e Bërvenicës dhe të Gostivarit, në jug përsëri me komunën e Gostivarit dhe në perëndim me Restelicën e Kosovës. Territori i kësaj komune gjendet ndërmjet Pollogut të Epërm dhe Pollogut të Poshtëm. Sa i përket orografisë së terrenit, komuna ka reliev kryesisht kodrinoro-malor, ndërsa vetëm në pjesën lindore përfshinë një pjesë të vogël rrafshinore. Sipas lartësisë absolute mbidetare, bie në radhën e komunave me vlera përafërsisht mesatare të vendit. Për ketë komunë, si edhe pjesën dërrmuese të komunave të tjera të Fushëgropës së Pollogut, mund të thuhet se ka pozitë të volitshme gjeografike dhe lidhje të mira komunikacioni. Nëpër zonën lindore periferike të saj kalon rruga magjistrale E-852 e cila nga Shkupi, nëpër Tetovë e Gostivar, shpie për në qendrën turistike të Ohrit dhe Strugës. Komuna ka 15 vendbanime,prej të cilave vetëm Gorjani,Gjurgjevishti,Llomnica,Kalishti, Vranjovca dhe Pozharani kanë reliev kodrinor,ndërsa vendbanimet tjera janë vendbanime fushore. Në këto vendbanime jetojnë 25,399 banorë,prej të cilëve 86% janë shqiptarë, 8%janë turq, 4%maqedonas, 2% tjerë. Dendësia e popullsisë është 137 banorë në km2, që është dukshëm nën mesataren e vendit. Në krahasim me vitin 1994, numri i popullsisë është rritur për 934 banorë (për 3.8%) numri i përgjithshëm i familjeve është 5,225, përkatësisht në çdo familje jetojnë 4,9 anëtarë. Numri i përgjithshëm i banesave është 5.820, përkatësisht në xh’do banesë jetojnë 4,4 banorë. Në të dy rastet treguesit janë shumë mbi mesataren e vendit. Vendbanimi qendror Vrapçishti nuk është edhe vendbanimi më i madh në komunë. Vendbanimi më i madh se ai është Dobridolli, në të cilin jetojnë 5,223 banorë,përkatësisht 20,6% e numrit të përgjithshëm të popullatës në komunë. Vrapçishti ka 4,874 banorë,përkatësisht 19,2% të popullatës se përgjithshme në komunë. Në strukturën agrare mbizotërojnë kullotat me 5.336 ha, toka pjellore 4.820 ha, dhe pyjet me 4.686 ha, Sipërfaqe më të madhe të tokës pjellore kanë vendbanimet Gradeci, Vrapçishti dhe Negotina e Pollogut, kurse sipërfaqe më të vogël ka Novo Sella. Vendbanimet me kullota të pasura, sidomos vendbanimet kodrinore-malore, kanë kushte të mira për zhvillimin e blegtorisë dhe ekonomisë pyjore. Sipas ndarjes më të re territoriale,komunës se Vrapçishtit i është bashkuar komuna e mëparshme e Negotinës së Pollogut.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use