PËRFUNDUAN PUNIMET NË MEREMETIMIN E SHKOLLËS NË NEGOTINË

 

Përfunduan punët në meremetimin e objektit të SHFQ ,,Naim Frashëri,, - Negotinë.

Gjatë kësaj faze u meremetuan të gjitha klasët në katin e tretë, dmth, u bë meremetimi komplet katit të tretë.

Gjithashtu u rregullua edhe kyçi sanitar, si dhe ndërrimi i kulmit të shkollës.

Gjatë kësaj periudhe u bënë edhe punimet në lyerjen e komplet fasadës së shkollës, si dhe ndërtimi i objektit ndihmës, në të cilën u vendos sisitemi i ri i nxemjes qendrore të shkollës.

Ky projekt u finansua nga Ministria për arsim e RM-së, dhe buxheti Komunal i Komunës sonë.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use