Me datë 18.02.2010 në  ora 11.oo për vizitë në Komunën e Vrapçishtit ishte Ambasadori i R.Turqisë z.ARSLAN HAKAN OKÇAL.

Në fiilim u takua me kryetarin e komunës z.Bajram Kadrija,ku kryetari i komunës njoftoi mysafirin për gjendjen aktuale në komunë si dhe për punët e Komunës së Vrapçishtit në të ardhmen e afërme.

Ambasadori i R.Turqisë falemenderoi për mikpritjen dhe bashkepunimin e deritashem poashtu theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pas vizitës në Komunë, kryetari bashkë me stafin dhe Ambasadori i Turqisë, shkuan në vizitë të shkollës fillore "Vrapçisht" të f.Vrapçisht, ku si donator i godinës së re të shkollës janë shoqatat humanitare të R.Turqisë.

Poashtu u vizitua edhe shoqata humanitare "Selamet" në f.Vrapçisht.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use