,,SPORTI SI NJË FAKTOR PËR BASHKIM, RESPEKT DHE TOLERANCË,, EDHE NË TETOVË

Kryetari i Komunës sonë z. Bajram Kadrija, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Ivanov, së bashku me ambasadorin amerikan Paul Volers dhe kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti me fëmijët nga gjashtë komuna në Maqedoni, Tetovë, Prilep, Vrapçisht, Shuto Orizare, Staro Nagoriçane dhe komuna Qendër - Shkup prezantuan projektin "Sporti si një faktor për bashkim, tolerance dhe respekt", në komunën e Tetovës.

 

Ngjarja filloi në Xhaminë e Pashës në Tetovë, ku mysafirët dhe fëmijët u informuan nga ana e muftyut  të Tetovës rreth Islamit, si dhe për të dhënat historike që lidhen me këtë xhami.

 

 

Pastaj karavani kaloi nëpër bulevardin "Ilinden" e deri në sheshin e qytetit të Tetovës, ku u mbajtën aktivitete të ndryshme sportive.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use