Administrata

ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS KOMUNALE

  1. Për kryerjen e punëve nga kompetenca e organeve të komunës, organizohet administrata komunale
  2. Administrata komunale organizohet në sektorë dhe seksione.
  3. Komuna mund të organizojë inspektorat komunal për të kryer mbikëqyerje inspektuese mbi realizimin e punëve nga kompetenca e vet.
  4. Organizata, veprimi i saj dhe mënyra e ekzekutimit të detyrave të punës të
    administratës komunale caktohen nga këshilli, në bazë të prpopozimit të kryetarit të komunës.

STATUSI I TË PUNËSUARËVE NË ADMINISTRATËN KOMUNALE

  1. Të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë profesionale, normativo-juridike, ekzekutive jridiko-mbikëqyrëse kanë statusin e nëpunësit shtetëror;
  2. Për punësimin të drejtat dhe obligimet, sistemin, e rrogave dhe kompensimeve te rrogave, përgjegjësinë, vlersimin dhe ndërprerjen e mardhënies së punës të te punësuarëve nga paragrafi (1) i këtij neni, do të zbatohen përcaktimet e Ligjit për nëpunësit shtetëror;
  3. Për të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë administrativo-teknike dhe punë ndihëmëse, respektohen përcaktimet e ligjeve tjera të punës.

PËRFAQËSIMI I BASHKËSIVE NË PUNËSIM

Gjatë punësimit në administratën komunale dhe në shërbimet publike të cilat i themelon komuna do të mbahet llogari për përfaqësimin përkatës dhe të drejtë të qytetarëve të cilet u takojnë të gjithë bashkësive të përfaqësuara në komunë në të gjitha nivelet si dhe respektim të kritereve profesionale dhe kompetentë.

OBLIGIMET E ADMINISTRATËS KOMUNALE
Administrata komunale:

  1. I përgatit aktet për këshillin dhe për kryetarin e komunës
  2. I përgatit mbledhjet e këshillit si dhe mbledhjet e komisioneve të përheshme dhe të përkohëshme;
  3. Kryen punë profesionale për këshillin dhe kryetarin e komunës;
  4. Mban kontabilitetin e komunës;
  5. Ndjek problematikën në lëmijtë që janë në kompetence të komunës, bën analizim te gjendjes dhe jep propozimedhe iniciativa për zgjidhje të saj;
  6. Përgatit informata dhe të dhëna lidhur me aktivitetet e komunës me kërkesë të
    organeve kompetente ose në bazë të ligjeve;
  7. Udhëheq me dokumentacionin e komunës dhe i ruan ato deri në asgjësimin e tyre, përkatesisht deri në dorëzimin e tyre në Arkivën shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe
  8. Kryen edhe punë të tjera që do ti përcaktojë këshilli ose kryetari i komunës.

 

 
 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use