MINISTRI ADEMI NË VIZITË NË KOMUNËN TONË

 

03 korrik 2012

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsiror Abdilaqim Ademi vizitoi Komunën tone, si dhe vizitoi qendrën për grumbullimin e produkteve bujqësore. Ministri Ademi si dhe kryetari i Komunës z.Bajram Kadrija theksuan se kjo qendër do hapë vende të reja pune. 

“Kjo qendër për grumbullimin e produkteve bujqësore bashkë me zonën e lirë ekonomike në Tetovë do të ndikoj në mënyrë të drejtëpërdrejtë jo vetëm në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit në rritjen e eksportit, por në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të ndikojë edhe në statusin social të qytetarëve sepse kjo do të ndikojë në punësime”, theksoi Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsiror Abdilaqim Ademi. 

“Është një stimulim i zhvillimit të bujqësisë dhe një stimuli i bujqve që pronat e veta mos t’i lënë në haresë për shkak se viteve të fundit Pollogu ka ngec në punimin e tokës pronave të tyre. Regjioni i Pollogut shpresoj që do ta kthen bujqësinë, e cila më herët ka qenë një burim kryesor për familjet në përgjithësi në Pollog”, theksoi kryetari i Komunës sonë - Bajram Kadrija.

Komuna e jonë në të ardhmën do të intensifikoj bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësis dhe me ndërmarrjen Agro Bursa për ndërtimin e Qendrës për grumbullimin e prodhimeve bujqësore me qëllim që të thithen edhe investime të huaja për të mirën e banorëve të këtij rajoni.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use