U inaugurua ambulanca nË f.KalishtË

03 janar 2010

Në kuadër të projektit për zonat malore të Ministrisë së Shëndetësisë, u inaugurua ambulancana e re në fshatin Kalishtë të Komunës së Vrapçishtit. Prezent në këtë inaugurim ishte ministri i shëndetësisë z. Bujar Osmani, kryetari i komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadrija, si dhe shumë funksionarë dhe qytetarë tjerë. "Është një hap i rëndësishëm dhe mjaft domethënës për banorët e këtij fshati dhe banorët e fshatrave për`rreth, sidomos kur kemi parasysh vështirësit që kanë hasur ata gjatë ofrimit ose kërkesës së shërbimeve shëndetësore", tha Bujar Osmani, ministër i shëndetësisë. Deri më sot banorët e Kalishtës për shërbimet mjekësore kanë shkuar në fshatin Negotinë, që gjendet disa kilometra larg. "Jemi një fshat malor dhe me vite me vite e kemi pritur këtë ditë të sodit. Për shkak se kemi shumë në kurbet na mbesin pleqët që smunden dhe skemi nevojë më të mundohemi deri në Negotinë apo Gostivar këtu e kemi afër" thonë banorët e f. Kalisht. "Fshati Kalisht numëron rreth 900 banorë apo 150 shtëpi që ka dhe sot është kënaqësi që bëjmë një hapje të një ambulance e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të f. Kalisht", tha kryetari i komunës z. Bajram Kadrija.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use