Kreu i komunës së Vrapçishtit vizitoi Ankaranë-Republika e Turqisë

Nga 23 e gjer më 30 tetor 2010, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, vizitoi Republikën e Turqisë, respektivisht komuna në qytetin e Ankarasë si dhe Parlamentin e Turqisë.

Vëllazërimi i dy shkollave, asaj të Vrapçishtit dhe “Gjylen Muharrem Pakolgu” të komunës Çankaja të Ankarasë, ishin shkas i vizitës së kreut komunal të Vrapçishtit i shoqëruar nga përgjegjësi i arsimit të komunës Neset Dauti si dhe drejtori i shkollës me një grup arsimtarësh.

Përpos pritjes së ngrohtë të udhëheqësisë së shkollës nga Çankaja, Kryetari Bajram Kadrija, u prit zyrtarisht nga kryetarët e komunave më të mëdha të Ankarasë si: Komuna Çankaja, Komuna Alltën Dag si dhe Komuna Bej Pazar, Kryetari Kadrija njoftoi homologët turk me komunën e Vrapçishtit, përbërjen etnike, infrastrukturën, arsimin, zonën industriale,ujin për pije, kanalizimin në nivel komunal etj, poashtu morri njohuri për komunat në fjalë, ku vazhdimësi e krejt këtyre takimeve mbeti bashkëpunimi i ndërsjellë.

Pritje protokolare kreut të Vrapçishtit i bëri Kryetari i Parlamentit turk, ku përmes këmbimit të mendimeve u shtrua edhe drekë solemne, Kryetari Kadrija përcolli përshëndetjet me rastin e ditës së Republikës së Turqisë.

Në përcjellje protokolare iu bënë nderime varrit Kryetarit të ndjerë Kemal Mustafa Ataturk, ku Kryetari Bajram Kadrija vendosi kurorë.

Nga vizita e kreut të komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, mbeti që bashkëpunimi mes homologëve të këtyre komunave të vazhdon, ngase priten investitorë të jashtëm për zonën e shpallur industriale të Vrapçishtit.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use