SHTATORI ME VENDIME TE REJA TE VENDEVE TE PUNES PER VITIN SHKOLLOR 2012/2013

21 shtator 2012

Kryetari i Komunës z.Bajram Kadrija, udhëheqësi i shërbimit për arsim në Komunën tonë z.Neset Dauti, në prezencë të drejtorëve të shkollave fillore në Komunën tonë, bënë transformimin e 8 vendeve të reja të punës edhe ate për 3 vende të punës në SHF ,,Naim Frashëri,, - Negotinë dhe 5 vendeve të reja të punës në SHF ,,Mehmet Deralla,, - Gradec.

Vendimet u shpërndanë nga ana e Kryetarit të Komunës dhe drejtorëve të shkollave përkatëse, krejt me qëllim kjo për punësime adekuate dhe ngritje të cilësisë në arsim.

Në procedurë të sipër janë edhe transformime të reja, varësisht nga vendi adekuat dhe plotësimi i kushteve nga arsimtarët.

Një gjë e këtillë u bë edhe vitin e kaluar, ku u shpërndanë 22 vendime për katër shkollat qendrore të Komunës sonë.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use