FILLOI ASFALLTIMI DHE sanimi I GROPAVE TE RRUGES RAJONALE NE KOMUNEN TONE

 

10 shtator 2012

Në kuadër të projektit për rregullimin e rrugës rajonale Tetovë - Gostivar, sot filloi puna e asfalltimit dhe sanimit të gropave në pjesën e rrugës rajonale që kalon nëpër territorin e Komunës sonë, gjegjësisht prej fshatit Gradec e deri në fshatin Zubovcë.

Ky projekt i rregullimit të rrugës do ti përfshijë të gjithë pjesët e dëmtuara të rrugës rajonale e cila kalon nëpërmjet territorit të komunës së Vrapçishtit.

Me këtë do ti jepet fund problematikës së rregullimit të rrugës rajonale Tetovë - Gostivar, e cila një kohë të gjatë ka qenë e dëmtuar.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use