AUTOBUS SHKOLLOR EDHE PËR KOMUNËN TONË...

 

Njëzet e tre komuna në Maqedoni, ndër ta edhe komuna e Vrapçishtit, morën nga një autobus shkollor nga donacionet e RP të Kinës për Maqedoninë.


Autobusët janë për transport të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, para së gjithash, për mjediset rurale. Prodhues është kompania kineze "Jutong", e cila i bëri edhe autobusët dykatësh për transportin publik në Shkup.

Marrëveshjet për ndarjen e 23 autobusëve në Qeveri i nënshkruajti zëvendëskryeministrja për çështje evropiane dhe koordinuese kombëtare për ndihmë të huaj, Teuta Arifi.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës sonë, z. Bajram Kadrija e nënshkroi pranimin e autobusit për Komunën tonë.

Më 25 nëntor vitin e kaluar, Arifi dhe ambasadori kinez në Maqedoni, Cui Zhivei nënshkruan letra për pranim-dorëzimin e autobusëve shkollore.

Autobusët janë siguruar me grante me vlerë prej 1 milion eurove. Kanë ngjyrë të verdhë dhe nga 35 ulëse, Përfaqësuesi i "Jutong" Patrik Jang atëherë informoi se për këtë projekt kompania ka qenë e zgjedhur në tender publik në Kinë  dhe se vendimtare ka qenë ajo që i ka plotësuar kushtet  e theksuara - autobusë kanë dyer mbrojtëse automatike, aparat zjarrfikës dhe rrip sigurimi në çdo ulëse.

Implementues i projektit në Kinë është koorporata kombëtare për  bashkëpunim ekonomik jashtë vendit,  ndërsa në Maqedoni është zbatuar në bashkëpunim mes Sekretariat për çështje evropiane  pranë Qeverisë së RM-së dhe Ambasadës së Kinës në Shkup.

 

lexo më shumë në tv Alsat-m

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use