TAKIMI I AVOKATIT TË POPULLIT ME ADMINISTRATËN KOMUNALE, SHOQATAT DHE INSTITUCIONET NË KOMUNËN TONË

 

16 shkurt 2011

Në Komunën tonë u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë ,,AVANCIMI I BASHKËPUNIMIT TË PUSHTETIT LOKAL ME AVOKATIN E POPULLIT,, ku pjesmarrës ishin dy zv. avokatët: z. Tripun Tanusheski dhe znj. Marina Obadiq, kryetari i Komunës z.Bajram Kadrija, përfaqësues të administratës komunale, përfaqësues të shkollave në Komunë, të Kulturës, të NPK-së, përfaqësues te sektorit joqeveritar etj.

Fjalën përshëndetëse e mori z.Bajram Kadrija i cili përshëndeti të pranishmit, dhe foli në lidhje me problemet që i ka pushteti lokal, qytetarët e Komunës si dhe foli për ate se sa institucionet tjera ndihmojnë në punët e Komunës, si dhe bashkëpunimi i komunës me institucionet tjera shtetërore.

Më pastaj fjalën e mori zv. avokati i popullit Tripun Tanusheski, i cili mes tjerash sqaroi për rolin dhe kompetencat e Institucionit Avokat i Popullit.

Zv. avokatja e popullit Marina Obadiq diskutoi për bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe pushtetit lokal ma Avokatin e Popullit, si dhe foli për përvojat, praktikat dhe aktivitetet jashtë lëndëve të Avokatit të Popullit.

Në fund të takimit pati edhe diskutime nga ana e të pranishmëve, në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohen institucionet dhe qytetarët në lidhje me ligjet dhe të drejtat e tyre kolektive dhe individuale.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use