HAPJA E CERDHES PER FEMIJE NE KOMUNEN TONE

 

23.11.2015

Në komunën Vrapçisht sot u hap kopshti i parë  publik  "Pranvera". Në këtë kopëht, i cili do të funksionojë në shkollën tetëvjeçare në fshatin Vrapçishtë, do të akomodohen  pesëdhjetë fëmijë nga komuniteti shqiptar dhe turk, ndërsa në  të ardhmen do të rritet numri në varësi të nevojave. Janë hapur edhe pesë vende pune. 


Në solemnitet mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadria dhe përfaqësuesja aktuale e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Vinton. 


Ministri Ademi theksoi se kopshti është pjesë e projektit qeveritar për kujdesin dhe përkrahjen e fëmijëve në mjediset rurale dhe zbatimin e kompetencave që janë përfshirë me decentralizimin. Para një kohe të caktuar, theksoi Ademi, është miratuar edhe një konkludim qeveritar për përshtatjen dhe hapjen e kopshteve edhe në fshatrat më të mëdhenj si Gradec dhe Negotinë në rajonin e Pollogut.


Kryetari i komunës Bajram Kadria shprehu falenderim për përkrahjen në realizimin e kërkesës së banorëve në një nga fshatrat më të mëdhenj në komunë dhe nënvizoi se përkundër përkrahjes shtetërore, hapja e kopshtit i ndihmon biznesmenët lokalë.

Hapja e kopshtit në f.Vrapçishtë është pjesë e projektit më të gjerë me të cilin përfshihen 16 komuna në Maqedoni.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use