Debat: Arsimi shqip me probleme tË shumta

Strugë, 21.02.2010

Problemet dhe sfidat me të cilat po përballet arsimi shqip në Maqedoni janë diskutuar në një tribunë të organizuar në Strugë nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar dhe Komuna e Strugës, ku pjesëmarës ishte edhe përgjegjësi për arsim i Komunës tonë, z. Neset Dauti. Në të morëm pjesë profesor, ekspert, deputetë dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit.

Pjesëmarrësit konstatuan se ka edhe shumë punë për të bërë në raport me zgjidhjen e problemeve në arsimin shqip në Maqedoni. “Është turp që në kohën kur Maqedonia tenton të hyjë në BE,  kemi shumë probleme në arsim që janë të pazgjidhura. Sa zgjidhin disa probleme, paraqiten probleme tjera. Sa mendojmë se do të  zgjidhim problemin e evidencës, paraqitet problemi me mësimin e maqedonishtes që ishte një vendim i vet ministrit të Arsimit, e të cilin me një trysni bëmë që të mos realizohet sepse është një ngarkesë e madhe dhe kështu me radhë”, deklaroi Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.

“Qëndrimet që do të dalim nga tribuna e sotme, do të jen qëndrime që do të respektohen nga të gjitha komunat shqiptare dhe shkollat shqipe këtu në Maqedoni. Pikërisht për këtë sot janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e të gjitha departamenteve gjegjësisht përfaqësues përgjegjës për arsim në të gjitha komunat në Maqedoni”, tha Neset Dauti nga komuna e Vrapçishtit.

“Mendoj se në çdo shoqëri jo vetëm në Maqedoni ka probleme të natyrave të ndryshme, veçanërisht kohëve të fundit me të cilin po kemi sfida ose probleme të natyrave të ndryshme të arsimit shqiptar në Maqedoni. Unë kam ardhur për të dhënë një kontribut për tejkalimin e këtyre situatave nëpërmjet të arsyeshmerisë nëpërmjet dhënies së fakteve dhe argumenteve, për tejkalimin e këtyre situatave”, u shpreh Safet Neziri, kryetar i Komisionit parlamentar për Arsim.

Nga Byroja për zhvillimit e arsimit thanë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e këtyre problemeve të cilat do të prezantohet në instancat e larta të ministrisë. “Do të bëjmë përpjekje maksimale që të mundim deri sa ka kufi dhe ku është e mundshme dhe ne të intervenojmë në këto konkluzione dhe të marrim një hap më të përshpejtuar në të ardhmen për ti sfiduar problemet që kemi momentalisht në arsim”, tha Ajshe Selmani , zëvendësdrejtore e Byrosë për zhvillimin e arsimit.

Debate të ngjashme për problemet dhe sfidat në arsimin në gjuhën shqipe përveç në Strugë do të organizohen edhe në qytete tjera të Maqedonisë.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use