Sesion informativ për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës

Në kuadër të programit të UNDP “Bashkëpunim ndërkomunal për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe aderim në BE”, Komuna e Vrapcishtit organizoi sesionin informativ në bazë te aktiviteteve të parapara në projekt në lidhje me procedurat për marrjen e lejeve ekologjike dhe përgatitjen e elaborateve.

Ne sallen e keshillit te Komunes se Vrapcishtit nëpërmjet një prezantimi u njoftuan  të pranishmit rreth procedurave për dhënien e Lejeve të integruara ekologjike “B”, Elaboratet për mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe kompetencat dhe autorizimet e inspektoratit për të kontrolluar dhe mbikëqyrur punën e operatorëve. Me këtë rast u cek se mospërmbushja e obligimeve ligjore parasheh dënime të larta për operatorët.

Në kuadër të këtij projekti do të  distribuohen doracakë dhe fletushkave për Lejet e integruara ekologjike “B” dhe Elaboratet për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use