KRYEMINSTRI RECEP TAYYIP ERDOĞAN NË VIZITË TË KOMUNËS SONË

 

30 shtator 2011, e premte

Kryeministri i Republikës së Turqisë në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, të premten qëndroi në Komunën tonë.


Në kuadër të vizitës së Komunës tonë, kryeministri  Recep Tayyip Erdoğan bëri vizitë shkollën fillore në Vrapçisht.


Gjatë vizitës së shkollës në  Vrapçisht, kryeministri Recep Tayyip Erdoğan, mbajti një fjalim para qytetarëve të Komunës sonë, ku mes tjerash foli për afërsinë ndërmjet shqiptarëve dhe turqve, si dhe bëri thirrje për bashkëjetesë ndërmjet të gjithë komuniteteve, me porosinë se bashkimi bën fuqi.


Pas fjalimit të tij, kryeministri Erdoğan bëri edhe inaugurimin e objektit të ri të shkollës fillore në Vrapçisht, shkollë kjo e ndërutar me ndihmë financiare nga organizata turke TIKA.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use