KOMUNA JONË HYN NË DECENTRALIZIMIN FISKAL

Nga 1 Janari i vitit 2011, me vendim të qeverisë së RM, Komuna jonë do të kalojë në fazën e dytë të decentralizimit, përkatësisht decentralizimin e kompetencave fiskale.

Me vendim të Qeverisë së RM-së, ministria e Financave njoftoi kryetarin e Komunës se komuna kalon në fazën e dytë të decentralizimit.

Që nga janari i vitit 2011 Komuna e Vrapçishtit do të jetë në decentralizimin fiskal ose siç thuhet në fazën e dytë, njoftuan nga ministria e Financave.

Kryetari i komunës, Bajram Kadrija paralajmërimin për kalimin në fazën e dytë të decentralizimit e konsideron si mundësi më tepër për Komunën në aspektin e konkurimit në fondet e ndara nga Bashkimi Europian.

,,Kalimi në fazën e dytë nënkupton veprim më i gjërë dhe lehtësim i komunës në konkurimin e IPA fondeve me projekte të ndryshme nga sfera e arsimit, respektivisht financimi i arsimit, kulturë, sport etj,, potencoi Kryetari i komunës, z. Bajram Kadrija.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use