NË SH.F. TË VRAPÇISHTIT U VU NË PËRDORIM STACIONI PËR FILTRIMIN E UJIT TË PIJSHËM

06.01.2011

Ministri i shëndetësisë z.Bujar Osmani, në shoqërim të kryetarit të Komunës sonë z.Bajram Kadrija si dhe me funksionarë të lartë qeveritar, në sh.f. të Vrapçishtit lëshoi në përdorim stacionin për filtrimin e ujit të pijshëm.

Ky stacion është pjesë e projektit për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga uji i ndotur.

,,Ne ishim të shqetësuar me rastin e paraqitjes së simptomëve të helmimit të disa nxënës të shkollës së Vrapçishtit në vjeshtën e kaluar, prandaj përmes kontakteve tona me disa agjenci të specializura, arritëm që të sigurojmë këtë filtër të veçantë, që në këtë mënyrë të bëjmë parandalimin e helmimeve dhe epidemive nga uji i ndotur,, - theksoi ministri Osmani.

Nga ana tjetër Kryetari i komunës z. Bajram Kadrija theksio se ky problem me ujin e ndotur nuk është rast vetëm në f.Vrapçisht por edhe në vendbanimet tjera të komunës sonë, prandaj pushteti lokal ka marë një sërë aktivitetesh që ky problem sa më shpejtë të zgjidhet.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use