U VENDOS GURTHEMELI I STACIONIT FILTRUES NË f.VRAPÇISHT

 

11.08.2012

Në mënyrë solemne, në prezence të Kryetarit të Komunës z.Bajram Kadrija, Ministrin e mjedisit dhe planifikimit hapsinor z.Abdilaqim Ademi dhe zv. Kryeministrin në qeverinë e RM z.Musa Xhaferi, është hedhur gurthemeli i stacionit filtrues të ujit në f. Vrapçisht, i cili parashihet që të sigurojë ujë të pastër për tre vendbanime dhe ate f.Vrapçisht, f.Zubovc dhe f. Gallatë, apo përafërsisht rreth 7 mijë banorë.

Projekti do të kushtojë mbi 250 000 euro ndërsa ndihmesë financiare në realizimin e tij ka dhënë edhe Ministria e Ekologjisë.

Ministri Ademi gjatë hedhjes së gurthemelit theksoi se ky projekt do të përkrahet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë me gjysmën e mjeteve finaciare.

Gjegjësisht, MMPH nga Buxheti për vitin 2012 tanimë ka siguruar 6 milion denarë.

Ndërtimi i stacionit filtrues do të kushtojë rreth 17 milionë denarë. Në të do të instalohen filtra automatik të dyfishtë dhe kapaciteti do të jetë 30 litra në sekondë.

Në këtë investim do të kontribuojë edhe komuna e Vrapçishtit, dhe sipas kryetarit të komunës z.Bajram Kadrija, realizimi i projektit duhet të përfundojë në vitin 2013.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use