FINALIZIMI I PUNEVE NE FILTER STACIONIN E UJIT NE VRAPCISHT

 

 

27.07.2015

Ndërtimi i stacionit filtrues për ujë të pijshëm në fshatin Vrapçisht dhe dy fshatrat përreth, po shkon drejt finalizimit. Komuna e Vrapçishtit, sipas marrëveshjes me Ministrinë e Ekologjisë ishte e obliguar të kryen investimin në vlerë prej 8 milion denarë për ndërtimin e objektit ku do të vendosen pajisjet e filtrimit. Këtyre ditëve, punimet rreth ndërtimit të objektit kanë arritur në fazën përfundimtare.
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija deklaroi se punimet rreth ndërtimit të objektit janë rrumbullakuar dhe se tani pritet sigurimi i pajisjeve teknologjike.
Sa i përket filtër stacionit të Vrapçishtit, ne veç më kemi kryer obligimin tonë nga marrëveshja me ministrinë e ekologjisë. Fazën e parë të projektit me vlerë prej  8 milion denarë e mbuluam me buxhetin komunal, ndërsa fazën e dytë prej 6 milion denarë do ta mbulon ministria e ambientit. Me mbarimin e punimeve rreth ndërtimit të objektit, është hapur rruga për realizimin e fazës së dytë për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për filtrimin e ujit dhe që Ministrisë së Ekologjisë do t’i kushton 6 milion denarë.
Në buxhetin për vitin 2015, ministria e ekologjisë nuk ka paraparë mjete për realizimin e projektit, respektivisht 6 milion denarë që ka marr përsipër të investon, andaj përfundimi dhe vënia në funksion e Stacionit Filtrues pritet të ndodhe brenda vitit 2016.

“Nëse ndërkohë ndodh që të ketë rebalanc të buxhetit qeveritar, shpresojmë që fazën edytë që i takon ministrisë së ekologjisë, të mund ta përfshijmë si projekt që do të realizohet brenda vitit 2015. Si do qoftë, shpresoj që më së voni deri në pjesën e dytë të vitit 2016 ta përmbyllim si projekt, për shkak se është projekt shumë vital për tre vendbanime të Komunës së Vrapçishtit”, theksoi kryetari Kadrija.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use