Fjala e Kryetarit

Web faqja e Komunës është edhe një dritare nga e cila qytetarët do të kenë mundësi që të njihen dhe të informohen për të gjitha aktivitetet, punët, sukseset, por edhe me të gjitha sfidat me të cilat përballet administrata e Komunës, në mënyrë që qytetarëve të saj t'u ofrojë shërbime sa më cilësore në të gjitha fushat. Përmes kësaj web-faqeje, qytetarët përveçse do të njihen me punët dhe aktivitetet e administratës komunale, ata edhe mund të na ndihmojnë me ide e vizione, të cilat administratës komunale do t'i ndihmojnë shumë në zgjidhjen e shumë projekteve në komunë, derisa në gjirin e saj jetojnë e punojnë shumë intelektualë e profesionistë fushash të ndryshme. Bashkëpunimi i ndërsjellë midis administratës komunale dhe Juve qytetarë të nderuar, do të na ndihmonte në zgjidhjen e shumë projekteve, të cilat na presin në të ardhmen dhe kështu idetë, vizionet, por edhe vërejtjet tuaja edhe i çmojmë gjithnjë.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use