FORUMI NË BASHKËSI - SESIONI I PESTË...

 

Forumi i pestë në kuadër të programit Forume në Bashkësi, në Komunën tonë u mbajt me datë 09 mars 2012 vit në restorantin ,,Bella Vista,, në Negotinë.

 


Nga gjithsej katër projekte të propozuara, më së shumti vota mori proejkti ,,Rekonstruimi i klasëve dhe toaletëve,, në SHF ,,Sali Lisi,, në Dobërdoll, me buxhet të përgjithshëm prej 1,721,300.oo MKD.


I dyti me rradhë u rangua projekti ,,Rregullimi i fasadës,, i SHF ,,Naim Frashëri,, Negotinë, me buxhet të përgjithsëm prej 3,128,660.oo MKD.


Duke marrë parasysh se kjo shumë e tejkalon Fondin e përgjithshëm të Projektit, antarët e Forumit theksuan se do të mundohen që të gjejnë mjete që ky projekt të realizohet plotësisht.

 


Në fund të Forumit, Kryetari i komunës z. Bajram Kadrija theksoi se çdo investim, duke e përfshirë edhe këtë janë të mirëseardhur për Komunën tonë, pasi që ata e përmirësojnë kualitetin e jetesës së Komunës sonë. Ndjej kënaqësi që qytetarët e Komunës sonë në mënyrë demokratike i përcaktuan prioritetet dhe sollën vendim se ku do të investohen mjetet.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use