u hap shkolla e mesme komunale ,,naser ademi,,

 

Negotinë, 3 shtator 2012

 

Për rreth 300 gjimnazistët e Komunës sonë, me fillimin e vitit të ri shkollor janë hapur dyert e gjimnazit të ri të pavarur ,,Naser Ademi,, në Negotinë. 11 paralelet që deri vitin e kaluar kanë funksionuar në suaza të gjimnazit të Gostivarit, do të përbëjnë gjimnazit tashmë të pavarur që do të funksionon në Negotinë.

 


Në këtë ngjarje solemne morën pjesë kryetari i Komunës z.Bajram Kadrija , zv.kryeministri z.Musa Xhaferi, zv.ministri i Arsimit z.Safet Neziri, ministri i Pushtetit Lokal z.Nevzat Bejta, deputeti i kësaj zone z.Adnan Jashari, udhëheqës të shumtë komunal, mësimdhënësit e kësaj shkolle, qytetarë dhe shumë prindër dhe nxënës. 

Fillimi i vitit shkollor si gjimnaz i pavarur, këtë institucion arsimor e gjeti pa objekt të vetin. Të paktën në vitin e ri shkollor 2012/2013 do të funksionon në lokalet e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Negotinë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk arriti të siguron objekt pavarësisht vendimit për pavarësimin e kësaj shkolle.

 

 


Neset Dautit, përgjegjës për arsim në Komunën e Vrapçishtit tha: ,, mungesa e objektit nuk do të paraqet ndonjë problem të madh. Objekti në dispozicion, thotë ai, mundëson që të dyja shkollat, nëntëvjeçarja dhe gjimnazi, të punojnë pa penguar njëra tjetrën,,.
“Duke u bazuar në hapësirat që posedon Shkolla fillore e Negotinës, ekzistojnë mundësitë që të punojnë të dyja shkollat. Konkretisht, nëntëvjeçarja në ndërrimin paradites dhe gjimnazi në ndërrimin pasdites”, deklaroi Dauti, i cili thotë se objekti shkollor posedon 27 mësonjëtore, hapësira këto të nevojshme për funksionimin edhe të paraleleve të gjimnazit, të cilat do të duhet të funksionojnë në nderimin pasdites.

Dauti thotë se pas 37 vitesh funksionimi si paralele të ndara, paralelet e Negotinës tash e tutje do të jenë të mëvetsuara dhe të pavarura.
“Surprizë e kësaj është se gjimnazi i Negotinës, në regjistrin e shkollave të mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, është regjistruar me numër rendor 100-të, që korrespondon me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar”, nënvizon Dauti.

 


Ndërkohë, kryetari i Komunës, Bajram Kadrija e ka emëruar për ushtrues detyre për drejtor të gjimnazit të Negotinës prof.Rahim Kasamin. Brenda kohës do të themelohet edhe këshilli drejtues i shkollës si dhe trupat e tjetra administruese.

Kërkesa për themelimin e këtij gjimnazi të ri është bërë nga Komuna jonë, me vendim të Këshillit komunal.

Paralelet e para të gjimnazit në Negotinë janë hapur në vitin 1975, si paralele të disperzuara të gjimnazit të Gostivarit, ndërsa nga ky vit shkollor kjo shkollë e mesme komunale do të veprojë si e pavarur dhe me administratë personale, dhe kjo do të jetë një lehtësim i madh për nxënësit, gjimnazistët e komunë sonë dhe për prindërit e tyre dhe qytetarët në përgjithësi, si dhe një realizim i një ëndërre të kahmotëshme të mësimdashësve të kësaj ane për një shkollë të meseme të pavarur.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use