SHËNOHET PËRVJETORI I PARË I SHMK GJIMNAZI NË NEGOTINË

02 tetor 2012

Konform statutit të SHMK Gjimnazi në Negotinë 2 Tetori ditëlindja e dëshmorit të kombit Naser Ademi është edhe dita e shkollës, andej për rrethana të organizimit të fillimit të shkollës nga shkaqe objektive, manifestimin e begatuan me program kulturo-artistik nxënësit e SHF Naim Frashëri Negotinë, kurse nxënësit e Gjimnazit patën prezentim me recital.


Përpos arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve, të pranishëm ishin drejtorët e shkollave të Komunës sonë si dhe veteranët e arsimit të kësaj Komune dhe më gjërë.


Fjalë rasti pati drejtori i kësaj shkolle z Rahim Kasami dhe Kryetari i Komunës z. Bajram Kadrija, kurse nga ana e nxënësve të Gjimnazit u lexua referat për biografinë e dëshmorit të kombit Naser Ademi.


Gjithashtu me këtë rast kishte të organizuar edhe një koktej rasti, ku më pastaj të gjithë të pranishmit bënë homazhe te varri i dëshmorit Naser Ademi.


Ky ishte përvjetori i parë i Shkollës së Mesme Komunale Negotinë dhe shpresojmë që në të ardhmen këto shënime të jenë të karakterit festiv.

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use