INTERVISTË E KRYETARIT TË KOMUNËS z. BAJRAM KADRIJA DHËNË REVISTËS MAGAZIN IN...

Kryetari i Komunës në intervistën dhënë revistës MAGAZIN IN foli në përgjithësi për punët dhe projektet në Komunë.
Më poshtë japim një përshkrim të shkurtë të intervistës:


Si e vlersoni punën e vitit që e latë pas?


Edhe pse që kur e mora mandatin në 16.04.2009 vit, Komunën e gjeta në borxhe të mëdha. Por kjo nuk ishte arsye që ne mos fillonim me realizimin e premtive dhe projekteve të ndryshme në komunë.
Aritëm që me mjete e buxhetit komunal si dhe me mjete nga nga qeveria të realizojmë një sërë projektesh në infrastrukturë komunale, duke i përfshirë të gjitha vendbanimet e Komunës tonë.


Çfarë projektesh mund të presin qytetarë nga Ju për këtë vit?


Edhe këtë vit do të punojmë në projekte për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve lokale, projekte për rregullimin e dokumentacioneve dhe përpilimin e planeve urbanistike për zonën industriale dhe për vendbanimet e Komunës, projekte të kanalizimit për disa vendbanime etj.


Si janë planet për zhvillimin e mëtejmë të Komunës në sferat e tjera. A keni në plan ndonjë projekt për turizëm?


Jemi në pregaditjen e disa broshurave turistike për Komunën tonë pasiqë Komuna jonë shtrihet rrëzë malit Sharr, dhe ka resurse të mira natyrore për zhvillim të turizmit.
Gjithashtu kemi projekt për ndërtim të një rruge që do e lidh Pollogun me R. e Kosovës e cila do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit malor.


Si e pezentoni Komunën jashtë vendit?


Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur takime dhe udhëtime të shumta jashtë vendit, ku e kemi prezentuar Komunën tonë si një Komunë multietnike dhe multikonfesionale.


Si është gjendja e punësimit, a bëni diçka për të ndihmuar në këtë drejtim. Sa ndihmojnë firmat private?


Komuna e jonë është një komunë rurale me rreth 28 000 banorë, nga të cilët rreth 30 % e tyre punojnë në vendet e UE-së, ndërsa një pjesë meret me bujqësi dhe blegtori, kurse një pjesë e vogël punon në institucione shtetërore.
Ne si komunë mundohena që sa më shumë të sjellim investitorë të huaj në komunën tonë, e cila do e zbusë sadopak papunësinë në teritorin e Komunës sonë.


Si i shihni kontaktet tuaja me qytetarët. Në cilën mënyrë i zgjidhni kërkesat e tyre?


Për mua dhe administratën Komunale, qytetarët janë në rend të parë, që don të thotë se kontakte kemi çdo ditë, pa mos e caktuar ndonjë termin të saktë për ta.


Sa dinë për Ju në aspektin privat, ku keni lindur, ku e keni kaluar fëmijërinë, ku jeni shkolluar?


Normalisht që në rrethet e ngushta njerëzit njihen shumë në mes veti, dhe unë mendoj se nuk jam i panjohur për rrethin.


Mesazhi juaj drejtuar qytetarëve?


Mesazhi im është që të gjithë së bashku të luftojmë dhe punojmë në favor të shoqërisë, të rrethit ku jetojmë. Ndoshta për momentin kjo nuk do të reflektohet, por jam i sigurt që për fëmijët tanë do të jetë më mirë. Ta ndërtojmë ardhmërinë tonë së bashku, që brezat që do të vinë pas nesh të kenë një jetë më të mirë dhe të na kujtojnë për sende të mira.  

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use