KRYETARI I KOMUNES BAJRAM KADRIJA NE VIZITE STUDIMORE NE ITALI, KROACI DHE SLLOVENI

 

13 nentor 2013

Kryetari i komunës z. Bajram Kadrija merr pjesë në një vizitë studimore gjashëditore në Itali, Kroaci dhe  Slloveni. Vizita studimore organizohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe organizata gjermane për zhvillim ekonomik rajonal GIZ. 


Në këto takime marrin pjesë mbi dyzet kryetar dhe përfqësues të komunave të Maqedonisë të udhëhequr nga Ministri i Vetëqeverisjess Lokale, Tahir Hani.


Gjatë qëndrimit në Itali, Kroaci dhe Slloveni, kryetari Bajram Kadrija dhe kolegët e tij kryetar të komunave dhe përfaqësues tjerë komunal, do vizitojnë disa rajone dhe do njoftohen me mënyrat e menaxhimit dhe me mundësitë për financim të projekteve me rendësi rajonale. 


Në trajnim marrin pjesë edhe kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, Bogovinës Hazbi Idrizi, Bervenicës Enver Pajaziti, Likovës Sadulla Duraku dhe përfaqësues tjerë. 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use