Ivanov nË vizitË tË KomunËs tonË

 

23 prill 2012

Presidenti i RM Gjorge Ivanov, në shoqërim të kryetarit të Komunës Bajram Kadrija, mori pjesë në manifestimin "Sporti si faktor për unitet, tolerancë dhe respekt" që u mbajt në Komunën tonë.


Këtë projekt, Ivanov e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv në drejtim të ndërtimit të bashkëjetesës dhe zhvillimit të shpirtit sportiv.


"Atmosfera është e mrekullueshme, fëmijët shoqërohen dhe njoftohen mes vete. Nëpërmjet shoqërimit, fëmijët njoftohen me moshatarët e tyre dhe me Maqedoninë me të gjitha veçoritë e saj. Reagimet e këtij aktiviteti dhe të prindërve dhe nxënësve janë pozitive dhe ka interes që ajo të zgjerohet në qytete të tjera", tha Ivanov.


Karvani i nxënësve të moshës 9 deri në 12 vjeçare nga gjashtë komuna, Prilep, Tetovë, Qendër, Nagoriçani i vjetër, Shuto Orizare dhe Vrapçishtë që janë të përfshira me projektin "Sporti si faktor për tolerancë, unitet dhe respekt" është nën patronazhin e presidentit Gjorge Ivanov. Bartës i projektit është Shoqata për zhvillim dhe nisma - Instituti gjeostrategjik "Global" në partneritet me komunat.


Qëllim i  projekti është që të mundësojë nxënësit e shkollës fillore nga gjashtë komunitetet përmes aktiviteteve sportive, shoqërimit, komunikimit dhe duke vizituar karakteristikat lokale kulturore të njihen më mirë me moshatarët e tyre të cilët vijnë nga komunitete të ndryshme kulturore dhe etnike, ta zhvillojnë frymën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektin.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use