Investim i ministrisE sE ekologjisE dhe komunEs NE kanalizimIN pEr ujErat e zeza nE f. DobErdoll

 

07.05.2015

Në qendër të fshatit Dobërdoll, në vijim e sipër të realizmit është ndërtimii kanalizimit të ujërave të zeza. Gjatësia e kanalizimit është 624 metra, ndërsa vlera e investimit arrin në 4.600.000 denarë, prej të cilave 3.000.000 denarë i ka siguruar ministria e ekologjisë dhe pjesën e ngelur prej 1.600.000 denarë Komuna e Vrapçishtit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, kanë ndjekur nga afër punimet në përfundim e sipër dhe që brenda dy javësh pritet të përfundojnë.
 “Në vazhdën e vizitave të punëve që bashkëfinancon ministria e ambientit dhe planifikimit hapësinor, sot bëmë inspektimin e punëve rreth kanalizimit në fshatin Dobërdoll. Konstatuam se puna rrjedh ashtu siç e kemi parashikuar, praktikisht është realizuar më se gjysma e investimit që është paraparë dhe pritet që brenda 10, 12 ditëve të përmbyllet investimi. Pjesa e mbuluar nga ministria jonë diku 3 milion denarë. Praktikisht ky është një investim i përbashkët me Komunën e Vrapçishtit”, tha Izairi.
Nurhan Izairi njoftoi se ministria që drejton do të financion edhe përpilimin e projekteve të kanalizimeve për të gjitha lokalitetet e Komunës së Vrapçishtit. “Ne si ministri sivjet do të financojmë përpilimin e projekteve për të gjitha lokalitetet e Komunës së Vrapçishtit, nga se komuna deri tani nuk ka poseduar projektet për kanalizimet dhe ministria do ti financon. Po ashtu, qeveria do të mbështet edhe asfaltimin e rrugës nga pjesa e epërme deri tek lidhja me rrugën regjionale në vlerë prej 150 mijë euro. Një investim po ashtu nga qeveria, do të jetë edhe financimi i gypit të rrjetit të ujësjellësit dhe shumë shpejt do ta përmbyllim edhe atë si projekt”,
Kryetari Bajram Kardija tha se me realizimin e këtij projekti, do të tejkalohet problemi për mënjanimin e ujërave të zeza, me çka do të sigurohet edhe një mjedis i shëndetshëm për këtë fshat. “Kjo është faza e dytë e projektit të kanalizimit të fshatit Dobërdoll, respektivisht ndërtimin të kolektorit kryesor. Në të dyja fazat, ministra e ambientit jetësor ka financuar në mbi 50 % të vlerës së investimeve. Me përfundimin e kësaj faze, do të fillojmë me bashkëpunimin me qytetarët dhe firmën realizuese të punimeve për kyçjen e amvisërive dhe objekteve afariste të fshatit në kanalizim. Fshati Dobërdoll është fshati i madh, dhe ndoshta është një përqindje jo e madhe e sipërfaqes së fshatit që lidhet me kanalizimin, mirëpo çdo here duhet të fillohet prej diku. Ky kolektor kryesor tashmë mundëson që të degëzohet kanalizimi në brendinë e fshatit. Gjatësia e kanalizimit është 624 metra, ndërsa vlera e investimit arrin në 4.600.000 denarë, prej të cilave 3.000.000 denarë i ka siguruar ministria e ekologjisë dhe pjesën e ngelur prej 1.600.000 denarë Komuna e Vrapçishtit”, tha Bajram Kadrija.
Gjithashtu Kryetari i komunës tha se sa u përket projekteve për kanalizimet edhe në fshatrat e tjera, ne tash përgatisim me ministrinë projekte të veçanta dhe në të ardhmen do të konkurrojmë tek institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare  për financim të realizimit të këtyre projekteve. Tash, pa projekte dhe zgjidhje afatshkurte nuk shkohet dhe nuk mund të konkurrohet askund”.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use