Sektorët

07 Mar
By: 0 1

Sektori Juridiko-Normativ

Sektori për punë juridiko normative, punë të përgjithshme administrative, dhe veprimtari publike, i kryen punët që i përkasin:

– Pregatit akte për Këshillin e Komunës dhe Kryetarin,
– I pregatit seancat për Këshillin dhe komisioneve të tij,
– Kryen punë profesionale për Këshillin dhe Kryetarin,
– Udhëheq me dokumentet e Komunës dhe i ruan deri te shkatrimi i tyre, gjegjësisht dorëzimi i tyre në arhivin shtetëror të RM-së,
– Përcjell situatën e veprimtarive publike,
– Bashkëpunon me organizatat jo qeveritare,
– Organizon kontakte të drejt për drejta me qytetarët dhe informimin e tyre,
– Punë në menxhimin e resurseve njerëzore,
– Realizon punë tekniko informative, dhe
– Kryen punë tjera që i besohen nga ana e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës.

            Departamenti për punë juridiko – normative, i kryen punët që i përkasin:Pregatit Vendime dhe akte të tjera të përgjithshme dhe të veçanta nga kompetenca e Këshillit dhe Kryetarit, jep mendime për aktet nga aspekti i ligjshmërisë të tyre, përcjell ndryshimet dhe plotësimet e akteve ligjore, udhëheq me dokumentet e Komunës, mirëmbajtjen dhe avansimin të sistemit informatike –komunikuese të Komunës, punon në avansimin e çështjes lidhur me resurset njerëzore, pregatit fletoren zyrtare të Komunës, si dhe punë të tjera të cilët i besohen nga ana e Këshillit dhe Kryetarit.

Departamenti për punë të përgjithshme administrative dhe veprimtari publike, i kryen punët që i përkasin: Përpilon akte individuale nga kompetencat e Kryetarit të cilët përfshinë kompetencat ligjore, punët dhe përgjegjësin e punëtorëve, përpilon dispozita dhe akte tjera të përgjithshme nga lëmija për marëdhënie të punës dhe nëpunësve shtetëror, përcjell ligjet dhe akte tjera ligjore në sferën e arsimit fillor, kultur, sport, mbrojtje shëndetësore të fëmijëve, mbrojtje sociale dhe kujdeset për implementimin e tyre, përgjigjet për realizimin e punëve lidhur me themelimin, shuarjen, si dhe finansimin e institucioneve publike të themeluara nga ana e Komunës si dhe pjesmarja e përfaquesve të Komunës në organet e këshillave drejtuese të shkollave fillore dhe institucioneve tjera publike në teritorin e Komunës, kujdeset për sigurimin e kushteve si dhe zhvillimi kualitativ të sportit, si dhe ndihmon në organizimin e manifestimeve sportive, kulturore të rëndësishëm për Komunën, pregatit planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe mbrojtje kundër zjarit, si dhe punë të tjera të cilët i besohen nga ana e Këshillit dhe Kryetarit.

tel. 042- 332 – 378

e-mail: juridik@komunavrapcisht.gov.mk