Sektorët

07 Mar
By: 0 0

Kompetencat e Këshillit

Kompetencat e Keshillit

MËNYRA E PUNËS TË KËSHILLIT KOMUNAL

Këshilli është përfaqësues i qytetatarëve që vendos në kornizat e kompetencave komunale. Për shqyrtimin e çështjeve vërtetimin dhe caktimin nga sfera të caktuara, këshilli nga përbërja e tij mundet të formojë komision të përhershëm dhe të përkohshëm. Mënyra dhe përbërja për zgjedhjen e antarëve të komisionit nga paragrafi (2) i këtij neni rregullohet me statut. Përbërja e komisioneve nga paragrafi (2) i këtij neni përkon për përfaqësimin proporcional të partive politike në këshill.

 

ZGJEDHJA E ANTARËVE TË KËSHILLIT

Këshillin e përbëjnë përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërsëdrejta të përgjithshme dhe zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Zgjedhja e antarëve të këshillit rregullohet me ligj.

NUMRI I ANTARËVE TË KËSHILLIT

Numri i antarëve të këshillit rregullohet në varshmëri prej numrit të banorëve të komunës dhe nuk mundet të jetë më i vogël se 9 as ma i madh se 33 anëtarë. Këshilli i Komunës së Vrapçishtit numëron 19 anëtarë.

STATUSI I ANTARËVE TË KËSHILLIT

Antarët e këshillit zgjidhen për kohë prej 4 vitesh. Antarët e këshillit i përfaqësojnë qytetarët dhe në këshillë vendosin në bazë të mendimit të tyre. Antari i këshillit nuk mundet të revokohet.

KOMPETENCAT E KËSHILLIT

Këshilli: E sjell statutin e komunës dhe dispozita tjera; Sjell buxhetin e komunës dhe llogari vjetore të komunës ; E cakton lartësinë e burimeve të veta të të ardhurave për finansim të komunës, në suaza të caktuara me ligj; Themelon shërbime publike në kuadër të kornizave të veta dhe kryen mbikëqyrje mbi punën e tyre; Emëron antarë në këshillat administrativ në detyrat publike që i ka themeluar; Aprovon programe për punën dhe planet finansiare në shërbimet publike të cilat i ka themelu komuna; Aprovon raportet për ekzekutim të buxhetit të komunës dhe llogarin vjetore te komunës; Vendos për dhënie të lejes për kryerjen e veprimtarisë të interesit publik me rëndësi lokale në pajtim me ligjin; Aprovon raportet për punën dhe llogarit vjetore të shërbimeve publike të cilat i ka themeluar komuna; Vendos për mënyrën e disponimit të pronësisë së komunës; Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit finsiar të buxhetit të komunës në pajtim me ligjin; E zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale të Ministrisë së punëve të mbrendeshme të komunës në pajtim me ligjin; E shqyrton dhe aprovon raportin vjetor për sigurim publik në rajonin e komunës që e dorëzon deri te ministri i punëve të mbrendeshme dhe avokati popullor; Mundet të japi rekomandime personit udhëheqës të njësisë rajonale në Ministrinë e punëve të mbrendshme nga sfera e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion; dhe Kryen edhe punë tjera të caktuara me ligj. Nëqoftëse këshili nuk i aprovon raportet prej paragrafit (1) pikat (7) dhe (9) të këtij neni, mundet të ngrej procedurë për kryerjen e kontrollit material dhe finansiar përpara organit kompetent mbikëqyrës. Personi udhëheqës prej paragrafit (1) pika (12) të këtij neni është i zgjedhë nëse për atë kanë votuar shumicë prej të gjitha këshillave të komunave të cilat përfshin njësi rajonale të Ministrisë së punëve të mbrendëshme.

KONSTITUIMI I KËSHILLIT

Seancën e parë të këshillit të posazgjedhur e thërret kryetari i këshillit nga përbërja paraprake më së voni në afat prej 20 ditësh prej ditës së mbarimit të zgjedhjeve. Nëse këshilli nuk thirret në afat prej paragrafit (1) të këtij neni antarët e këshillit vetë mblidhen dhe nën udhëheqjen e antarit më të vjetër të këshillit e konstituojnë këshillin në afat prej 10 ditësh pas kalimit të afatit prej paragrafit (1) të këtij neni. Nëqoftëse seanca nuk mbahet në afat prej paragrafit (2) të këtij neni do të shpallen zgjedhje të reja për antarët e këshillit në mënyrë të caktuar me ligj. BETIMI Antarët e posazgjedhur në seancën konstituive të këshillit japin dhe nënshkruajnë deklaratën solemne me sa vijon: “Unë (emri dhe mbiemri) solemnisht deklaroj që të drejtat dhe obligimet e anëtarit në këshill do ti kryej me ndershmëri dhe duke i kryer ato do të respektoj Kushtetutën, ligjin, dispozitat e këshillit dhe do ta mbroj rregullimin shtetërorë të RM-së”

THIRRJA E SEANCAVE TË KËSHILLIT

Seancat e këshillit thirren në bazë të nevojës por më së paku njëherë në tre muaj. Seancat i thirrë kryetari i këshillit me iniciativë personale, me kërkesë të kryetarit të komunës me kërkesë të më së paku 1/4 e antarëve të këshillit më së voni në afat prej 15 ditësh prej ditës së paraqitjes së tyre. Nëqoftëse në afatin e caktuar në paragrafin (2) të këtij neni kryetari i këshillit nuk e thirrë seancën e këshillit, antarët e këshillit vetë mblidhen dhe zgjedhin kryetar të asaj seance. Dita, ora dhe vendi i mbajtjes së seancave të këshillit, si dhe propozimi për rendin e ditës në bazë të të cilit do të punohet të obligueshme janë më së voni 7 ditë përpara se të mbahet seanca të shpallen, në mënyrë të caktuar me statut.

THIRRJE SEANCË TË JASHTZAKONSHME TË KËSHILLIT

Seancë të jashtzakonshme të këshillit thirrë kryetari i këshillit, me iniciativë personale ose me kërkesë të më së paku 1/3 të antarëve të këshillit, në situatë dhe në mënyrë të caktuar me statut. Në lajmërimin për thirrje të jashtzakonshme të seancës caktohet koha, vendi i mbajtjes dhe rendi i ditës për seancën e jashtzakonshme. Këshilli nuk mundet ta ndërroj rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme. Përpara fillimit të seancës detyrimisht votohet për arsyeshmërin dhe shkaqet e thirrjes së seancës së jashtzakonshme.

PUNA E MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT

Këshilli mund të punojë nëqoftëse në mbledhje marrin pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të antarëve të këshillit. Këshilli vendos me shumicë votash nga antarët e pranishëm, nëqoftëse me ligj ose statut nuk është përcaktuar ndryshe. Dispozitatat të cilat i dedikohen kulturës, përdorimit të gjuhëve dhe shkrimeve në të cilat flasin më pak se 20% e qytetarëve në komunë verifikimi dhe përdorimi i simbolit dhe flamurit të komunës miratohen me shumicë votash nga antarët e pranishëm të këshillit, dhe ku duhet të ketë shumicë votash nga antarët e këshillit të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë popullatë shumicë në komunë. Në mbledhje të këshillit me të drejtë , votohet haptazi. Në çdo mbledhje të këshillit mbahet procesverbali.

PUNA PUBLIKE E KËSHILLIT

Këshilli punon në seanca. Mbledhjet e këshillit janë publike. Për ndërprerjen e pjesëmarrjes së opioninit në mbledhje vendoset nëse për këte gjë ka shkaqe të arsyeshme të verifikuara me statutin dhe me një të tretën e votave nga numri i përgjithshëm i antarëve të këshillit. Në shqyrtimin lidhur me buzhetin e komunës, llogarinë vjetore të buxhetit dhe për planet urbanistike, prania e mjeteve publike nuk përjashtohet.

TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANTARËVE TË KËSHILLIT

Antarët e këshillit kanë të drejta dhe obligime të jenë prezent dhe të marrin pjesë ne punën e këshillit dhe në komisionet e tij të përhershme ose të përkohëshme. Antarët në mbledhje të këshillit kanë të drejtë të japin iniciativa dhe propozime dhe ti bëjnë pyetje kryetarit. Anëtari i këshillit nuk mund të merret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për ndonjë mendim të dhënë në këshill ose për votim. Punëdhënësi është i obliguar që ta lëshoje nga puna profesionale anëtarin e këshillit për të marrë pjesë në mbledhje të këshillit ose nëpër komisione ku ai është anëtar. Anëtarët e këshillit kanë të drejta dhe obligime tjera të verifikuara me staut ose rregulla tjera në pajtim me këtë ligj.

KONFLIKTE TE INTERESAVE TË ANTARËVE TË KËSHILLIT

Anëtari i këshillit nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështje në te cilat ai ose bashkëshorti, fëmiu ose anëtari i familjes i shkallës së dytë në vijën anësore ka interes finansiar ose interes tjetër personal. Anëtari i këshillit është i obligueshëm që ta informojë këshillin për çështje rreth të cilave ai ka interes finansiar ose personal. Anëtari i këshillit nuk mund të jetë i punësuar në administratën komunale të komunës ku është zgjedhur. Në ditën e punësimit në pajtim me paragrafin(3) të këtij neni do të llogaritet se antari i këshillit ka dhëne dorëheqje. Anëtari i këshillit i punësuar në shërbimet publike të cilat i ka themeluar komuna nuk mund të marrë pjesë në procesin e vendosjes për çështje që i dedikohen shërbimit publik në të cilin ai është i punësuar.

KOMPENSIME PËR ANTARËT E KËSHILLIT

Antarët e këshillit kanë të drejtë për kompensim për pjesemarrje në mbledhje dhe kompensim për shpenzime udhëtimi ditore në kuadër të përcaktuara me ligj.

NDËRPRERJA E MANDATIT

Anëtarit të këshillit i ndërpritet mandati para kalimit të kohës për të cilën është zgjedhur: nëqoftëse jep dorëheqje; në rast vdekje; nëqoftë se është i dënuar me vendim të plotëfuqishëm për vepër penale me burgim në kohzgjatje mbi gjashtë muaj; nëqoftëse paraqitet rasti i mospajtimit me funksionin anëtar i këshillit në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale; nëqotëse me vendim të plotefuqishëm i merret aftësia e punës; nëqoftëse ndërpret të jetë banorë në atë komunë. Këshilli në mbledhjen e ardhëshme me radhë do ta konstatojë shkakun dhe ditën e ndërprejes së mandatit të antarit të këshillit dhe atë: në rastet e paragrafit (1) alinea 1 nga dita e mbajtjes së mbledhjes ne rastet e paragrafit (1) alinetë 2, 3, 4, 5,dhe 6 të ditës së plotësimit të kushtit. Anëtarit të këshillit mund ti merret mandati nëqoftëse pa leje mungon në tri mbledhje me rradhë të këshillit. Për arsyershmërin e mungesës nga paragrafi (3) i këtij neni vendos këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i antarëve.

RREGULLAT E KËSHILLIT

Në kryerjen e punëve nga kompetenca e vetë, këshilli sjellë dispozita dhe atë: Statut, programe, plane, vendimi dhe dispozita tjera të verifikuara me ligj; Dispozitat sillen me shumicë të votave nga numri i përgjithshem i anëtarëve të këshillit nëqoftëse nuk është përcaktuar ndryshe me këtë ose nen tjetër; Dispozitat për realizimin e të cilave janë të nevojshme mjete finansiare, përbejnë përcaktime me të cilat verifikohet burimi dhe lartësia e mjeteve për realizim të tyre; Dispozitat publikohen në fletoren zyrtare të komunës më së voni në afat prej 7 ditësh nga dita e sjelljes së tyre. Dispozitat nga paragrafi (1) i këtij neni hynë në fuqi ditën e 8 nga publikimi, nëqoftëse me statutin nuk është përcaktuar ndryshe. Komuna mbanë përmbledhje të dispozitave të publikuara, e cila është e afrueshme në shikim të përgjithshëm.

SHPËRNDARJA VETËINICIATIVE E KËSHILLIT

Këshilli shpërndahet nëse për atë shprehet shumica nga numri i përgjithshëm i antarëve të këshillit.

KUSHTET PËR SHPËRNDARJE TË KËSHILLIT

Këshilli shpërndahet nëse: Përsëri e sjell dispozitën që më parë është asgjësuar ose ndërprerë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të RM-së; Sjell vendim që rrezikon suverenitetin dhe integritetin teritorial të RM-së; Nuk mblidhet në afat më të gjatë se gjashtë muaj; Nuk e sjell buxhetin dhe llogarin vjetore të buxhetit gjer më 31 mars të vitit përkatës; Për paraqitjen e një nga kushtet nga paragrafi (1) i këtij neni kryetari i komunës është i obliguar menjëhere ta njoftojë ministrinë përkatëse kompetente për kryerjen e punëve nga sfera e vetëadministratës lokale.

PROCEDURA PËR SHPËRNDARJEN E KËSHILLIT

Ministria përkatëse për kryerjen e punëve nga sfera e vetëadministratës lokale, në afat prej 7 ditëve nga dita e pranimit të njoftimit nga neni 75 paragrafi (2) i këtij ligji, gjer te qeveria e Republikës së Maqedonisë do paraqes propozim për shpërndarjen e këshillit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në afat prej 1 muaji nga dita e pranimit të propozimit nga paragrafi (1) i këtij neni do të sjelli vendim për shpërndarjen e këshillit me fuqi të ligjit, që e publikon në “Fletoren zyrtare të RM-së” Për periudhën e mbetur zgjedhore do të shpallen zgjedhje të reja të këshillit në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nga paragrafi (3) i këtij neni nuk do të zbatohen nëqoftëse gjer në periudhën e re zgjedhore ka më pak se 6 muaj.

KRYERJA E PUNËVE TË KËSHILLIT

Deri te zgjedhja e këshillit të ri, punët i kryen kryetari i komunës. Gjatë kryerjes së punëve nga paragrafi (1) i këtij neni kryetari i komunës nuk mundet: të vendosë për çështje që i përkasin disponimit të pronësisë komunale; të vendosë për çështje ku ai dhe bashkëshortja e tij, fëmijë ose familja gjer në shkallën e dytë në vi të drejtë ka interes financiar personal ose tjetër interes personal dhe; të sjell dispozita të parapara me nenin 36 të këtij ligji.