Sektorët

07 Mar
By: 0 0

Sektori i Financave

Struktura e Sektorit te Financave

-Sektori i Financave ,ndahet ne dy departamente per Buxhet, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Lokal,departamenti per buxhet dhe financa, funksionon duke bërë regjistrimin e obliguesve tatimorë,duke i mbledhur tatimet dhe duke mbajtur evidenc të posaçme dhe analiza të ndryshme për efekte financiare,departatmenti per ZH.E.L meret me pregatitjen e strategjise per zh.e.l dhe realizimin e saj,si dhe me aplikimet ne lidhje me projekte te ndryshme per komunen.

Të hyrat publike për komunën

-Të hyrat publike për komunën kanë mbështetje në ligjet pozitive të qeverisjes lokale dhe financimin e tyre.
-Të hyrat bazë: tatimi në prone, tatimi në qarkullimin e pronës së patundëshme-paguhet në qarkullimin e patundshmërive, a me qarkullim nënkuptojmë bartjen e të drejtës së patundshmërisë me kopenzim, ndrimi i një patundshmëri me tjeter,dhe çdo mënyrë tjetër e aritjes deri te patundshmëria me kompenzim ndërmjet personave juridik dhe fizik.
Si bazë e këtij tatimi është çmimi i shitjes, ose si bazë tatimore sipas dëshirës së organit tatimor mund të meret vlera e qarkullimit e jo e çmimit shitës e cekur në kontratën për shitblerjen e pasurisë së paluajtshme dhe të të drejtave.
-Tatimi në trashigimi dhe dhurata- detyruesi tatimor është qytetari I cili e trashëgon ose e mere si dhuratë një pasuri në të cilën paguhet tatimi në trashigim dhe në dhurata. Objekt tatimorë janë tokat, ndërtesat si dhe pasuria tjetër e paluajtshme, por edhe dhuratat në para, kërkesat në para, dhe sendet e tjera në para deri në një vlerë të caktuar.Baza tatimore është vlera e pasuris së trashëguar ose të dhuruar , e zvogëluar për borxhet dhe shpenzimet që e ngarkojnë pasurinë e trashëguar.

Të hyrat nga taksat e ndryshme;

-Taksat komunale-këto taksa regullohen me ligjin për taksa komunale dhe në bazë të vendimit të kuvendit komunal.Taksat komunale paguhen për shërbime të cilët janë të caktuara me tarifën komunale për taksat.
Taksa komunale paguhen në: firmë,shfrytëzim te hapsirave para objekteve afariste, shfrytëzim të vendeve për reklamim, për muzikë te gjalle në lokale publike, shfrytëzim të vendeve për tregëti publike, vendeve për parkim, për ndryçim publik etj.
-Taksat administrative-këto taksa paguhen lidhur me shkresat, vendimet,dokumentet dhe punët e tjera administrative.Këto taksa zakonisht, paguhen në momentin e paraqitjes së kërkesës, në lutje, për vendime, leje , dokumente të tjera dhe për punë administrative.
-Të hyrat nga taksat për vendqëndrim të përkohshëm.

Të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave të ndryshme organi gjegjës i komunës i parasheh dhe i arkëton në bazë të ligjeve dhe regullave të shpallura në fletën zyrtare të RM dhe vendimeve komunale.

.Organet komunale dhe Kryetari jane permanent të angazhuar në planifikimin e të hyrave, grumbullimin e tyre, regjistrimin e tyre dhe mbykqirjen në harxhimin e tyre.
-Sektori i financave ka parasyshë mundësitë e planifikuara për të hyrat publike se të njejtat në komunë mund me jenë në përmasa deri diku jo për ti nënçmuar dhe nëse në përqindje të madhe bëhet inkasimi i tyre,Komuna do të mbështetet në bazë finaciara për zhvillimin e saj afatshkurt dhe afatgjatë.
-Ky konstatim vjen si refleks i gjendjes së burimeve të mundshme të tatimeve dhe taksave.
-Në suaza të komunës gjat vitit bëhen transaksione të ndryshme në shitblerje, në qarkullime të ndryshme,mundësi për taksa të ndryshme (egziston një numër i madhë i zejeve,firmave dhe shfrytëzimi i pronës komunale për nevoja trgtare).

Obligimet e qytetareve

Dorezimi i fletparaqitjeve tatimore:
-Obliguesit tatimore(personat fizik dhe juridik) deri me 31 janar te cdo viti plotesojne dhe i dorezojne fletparaqitjet (formulari DI) deri te administrata komunale ne rajonin e te ciles gjendet prona.
-Fletparaqitja per tatim(DI) paraqitet:
1.Per pronen qe e ka fituar(marre) ose e shfrytezon gjate vitit,dhe per te cilen nuk ka dorezuar fleteparaqitje tatimi.
2.Per pronen per te cilen jane bere ndryshime ne vlere(eshte shtuar ndertimi,mbindertimi,zgjerim e ngjashem)
3.Per pronen qe i nenshtrohet tatimit,por deri tani nuk eshte paraqitur

Kush nuk duhet te dorezoje fletparaqitje tatimi:

Obliguesi tatimore i cili ka paraqitur fletparaqitje tatimi(i cili tanime e ka paraqitur pronen) nuk ka per obligim te paraqes fletparaqitje te re,poqese nuk ka ndryshim ne te dhenat te cilat i ka paraqitur paraprakisht,te cilat ndikojn ne lartesin e tatimit.

Nje pjese e dispozitave ndeshkuese

Me denim ne para do te ndeshkohet personi juridik dhe fizik,poqese nuk paraqet fletparaqitje per tatim ne afatin e percaktuar(neni 90 i Ligjit)etj;
Me denim ne te holla do te ndeshkohet kryetari i komunes poqese ne afatin e percaktuar nuk sjell vendim per lartesin e tatimit ne prone(neni 90 i Ligjit)etj

Percaktimi dhe pagesa e tatimit dhe taksave lokale

Tatimi ne prone dhe taksat komunale jane te hyra burimore te vetqeverisjes lokale,percaktimine dhe pagesen e ben Sektori i finacave prane komunes.
Kryetari i komunes,me qellim te pageses se borxhit te tatimit dhe taksave ,mund te sjelle vendim per ndalese te shfrytezimit te mjeteve te obliguesit tatimore nga llogarite e tija,te te ardhurave personale nga mardhenia e punes dhe nga kerkesat e tija nga te tjeret,dhe ato mjete te paguhen ne llogari te komunes me qellim te shlyerjes se borxhit te cilin e ka personi fizik ose juridi per tatim ne prone,poqese personi(obliguesi tatimore)nuk e paguan tatimin ne afatin e caktuat ne vendimin qe e ka pranuar,.
Procedure tjeter eshte procedura per pagese te dhunshme te cilen e zbaton administrata komunale me vendim te kryetarit te komunes,si mase per pagese te asaj qe kerkon ajo permes menyres se dhunshme ne te gjitha rastet kur i obliguari me tatim ne afatin e percaktuar nuk e ka paguar tatimin,e cila procedure terheqe edhe shpenzime te tjera plotesuese,te cilat i paguan obliguesi te i cili behet arketimi i dhunshem.

tel. kontakti: 042 332 378

e-mail: finance@komunavrapcisht.gov.mk