Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën veri-perendimore të Republikës së Maqedonisë në të cilën përfshihet një pjesë e madhe e luginës së Pollogut. Kufizohet me komunën e Bogovinës, Bërvenicës, Gostivarit dhe në perëndim me Republikën e Kosovës.
Si mjedis rural përfshinë përafërsisht 192 km2, me numër të banorëve prej 28,210 dhe është mjedis multietnik, në të cilin jetojnë: shqipëtarë, turq, maqedonas dhe pjesëtarë të nacionaliteteve të tjera.
Si komuna rurale funksionojnë prej vitit 1996, kurse në mandatin e tretë të pushtetit lokal me bashkimin e komunës së Vrapçishtit dhe komunës së Negotinës së Pollogut u formua Komuna e Vrapçishtit si një komunë e përbashkët dhe e vetme në tërë teritorin edhe të ish Komunës së Negotinës së Pollogut.