GjashtË komuna, ndËr ta edhe komuna e VrapÇishtit, nËnshkruan Memorandum pËr bashkËpunim dhe tolerancË pËrmes sportiT...

 

e martë, 13 mars 2012

 

Kryetari i Komunës sonë z. Bajram Kadrija mori pjesë në takimin me Kryetarin e RM, z. Gjorge Ivanov në vilën presidenciale Vodno, ku u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim për implementimin e projektit "Sporti si faktor për tolerancë, unitetet dhe respektim", nën  patronat të presidnetiti Ivanov.

Bartës të projektit i cili ka për qëllim promovimin e sportit si aktivitet shoqëror, përmes të cilit me argëtim dhe shoqërim të fëmijëve dhe të rinjve nga përkatësitë e ndryshme etnike, mund të përforcohen  marrëdhëniet ndëretnike janë Shoqata Instituti gjeostrategjik për nisma zhvillimore "Global" dhe  komunat Vrapçisht, Tetovë, Prilep, Qendër, Nagoreçan e Vjetër dhe Shuto Orizarë.

Aktivitetet janë paraparë në 6 komunat e përmendura, ku në tre muajt e ardhshëm do të zhvillohen seri e hepeningjeve njëditore  të futbollit për të rinj të cilët do të përfshijnë një pjesë të madhe  të etnikumeve që ekzistojnë në Maqedoni.

Presidenti në fjalimin e tij pas nënshkrimit të Memorandumit tha se  është kënaqësi e madhe dhe nder të jesh  sponzorues i aktiviteteve  për realizimin e projektit. Ivanov është i bindur se përmes  përmbajtjeve të parapara do të kontribuohet për ruajtjen  dhe përforcimin e traditave shekullore të bashkëjetesës mes bashkësive etnike.
Presidenti theksoi se qytetarët nga të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë, si dhe me shekuj deri tani, dëshirojnë të jetojnë në paqe, respektim  dhe ndohmë të ndërsjellë.

Kryetari i Institutit gjeostrategjik "Global" Ivan Anastasovski theksoi se e tërë filozofia, të gjitha mendimet tona,  qëllimet e mira dhe aktivtetet gjenden në titullin e aksionit në të cilin nuk ka asgjë të paqartë dhe të panjohur.

Ai informoi se aktivitet do të zhvillohen në ditë jopune, kryesisht të shtunat në lokacione në komunat nikoqire të ngjarjeve.

Në nënshkrimin morën pjesë edhe kryetarët e 6 komunave prej ku do të fillojë projekti. Ato u dakorduan përmes sportit krijohet mundësi më e madhe për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike te fëmijët.

 

link president...

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use