KRYETARI i komunËs

Biografia

Kryetari i komunës, z. Bajram Kadrija është i lindur me datë 14 dhjetor 1975 në Gostivar.

Shkollën fillore e kreu në f. Vrapçisht, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Gostivarit. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tetovës, në fakultetin e Arteve - dega grafikë.

Ka punuar si profesor në shkollën e mesme teknike dhe në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltarë në këshillin e komunës së Vrapçishtit.

Në zgjedhjet e 22 marsit, respektivisht 5 prillit 2009, zgjidhet kryetar i komunës.

Ndërsa në zgjedhjet lokale të 24 marsit, respektivisht 7 prillit 2013 rikandidohet dhe rizgjidhet për së dyti herë Kryetar komune.

Jeton në f. Vrapçisht dhe është baba i tre fëmijëve. Është anëtar i BDI-së.

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use