NJ O F T I M

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vrapçishtit se nga data 07.03.2011 vit. në Komunën tone do të filloj legalizimi i objekteve pa leje ndërtimi.
Në bazë të gazetës zyrtare të RM nr. 23 të dates 24.02.2011 fillon procedura e legalizimit të objekteve pa leje, e cila do të zgjasë gjashtë (6) muaj nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.
Dokumentet e nevojshme që duhet ti posedojnë qytetarët për aplikim janë:

  1. Fotokopje të letrës së njoftimit
  2. Dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale ( uji, rryma etj.). Poqëse nuk i disponon ndonjërën nga këto atëherë dëshmi në NOTER
  3. Elaborat gjeodezik për rregullimin e gjendjes faktike

Poqëse objekti është nëpronësi të RM apo personave të tjerë joshfrytëzues të objektit, qytetari duhet të parashtroj kontratë për shitblerje.

Për çdo informatë mund të paraqiteni në zyrat e Komunës së Vrapçishtit, gjegjësisht në Sektorin e Urbanizmit në Negotinë, ose në tel. 042 312 000.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use