U MBAJT MANIFESTIMI I 100 VJETORIT TË FLAMURIT

 

Nën moton *Jemi një* nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit *Naser Ademi* të Negotinës ditë më parrë bënë marshutën nën këtë moto.

Marshuta filloi prej Sheshit *Mehmet Deralla* Gradec, duke marshuar fshatrat e Komunës së Vrapçishtit, në Sheshin *Naser Ademi* Negotinë , përpara përmendores së Sali Lisi në Dobërdoll, fshatrat Sanakos e Toplicë, ku përpara Komunës së Vrapçishtit, telegramë përshëndetës udhëheqësve të Shtetit shqiptarë dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, kaloi faza e parë e shënimit të 100 Vjetorit Pavarësi për  Shqipërinë.

Kjo ishte faza e parë e këtij projekti, kurse këshilli organizativ nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, z. Bajram Kadrija, më 24.11.2012 në sallën sportive shënoi solemnisht në mënyrë festive këtë festë të madhe shekullore duke ftuar të gjithë qytetarët, prindërit, arsimtarët, përfaqësues politik, kryetarë Komunash, nxënës, të pritur nga këshilli organizativ i këtij manifestimi, me Programë kulturor e artistik të shfaqur nga solist dhe shoqëri kulturore nga Gostivari, *Lulja e malësisë*, *Besa* grupe vallëzuesësh të shoqërisë *Besa* dhe vallja e *Shqiponjave* të nxënësve të shkollës fillore komunale *Naim Frashëri* të Negotinës, të përgatitur nga profesoresha Manushaqe Halili.

Të pranishmit i përshëndeti Ministri i pushtetit lokal z. Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadrija, motra e dëshmorit të Negotinës Sheadije Ademi - Sinani si dhe fjalë rasti mbajtën dy drejtorët e shkollave në Negotinë asaj fillore Isen Demiri dhe të mesme Rahim Kasami.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use