kurora lulesh te busti i mehmet pashË derallËS

30 nëntor 2012

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës sonë z.Bajram Kadrija së bashku me ministrin e  mbrojtjes Fatmir Besimin i shoqëruar nga homologu I tij nga Kosova Agim Çeku dhe ambasadori i Shqipërisë në vend Arben Çejku, zv. Kryeministri i RM-së Musa Xhaferi, deputetë si dhe funksionarë tjerë qëndror e lokal ,  vendosën kurora lulesh tek busti i Mehmet Pashë Derallës, në fshatin e tij të lindjes në Gradec. Të pranishëm në këtë manifestim të organizuar nga Komuna e Vrapçishtit ishin edhe nipërit e Mehmet Pashë Derallës dhe Hasan Prishtinës.



Manifestimi është organizuar nga Komuna e Vrapçishtit në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. 

 


Fjalë përshëndetëse mori kryetari i Komunës z. Bajram Kadrija i cili i përshëndeti të pranishmit.

Berat Deralla, nip i Memet Pashë Derallës tha se "28 nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë të madhe historike për popullin shqiptar, sepse iu krijuan kushtet e reja politike për të qenë baras me popujt e tjerë evropianë. Ministri i parë i luftës ishte arkitekt i shtetit të parë shqiptar dhe lirisht mund të potencojmë se aritja e tanishme e anëtarësimit në NATO është meritë e themeluesit të saj Mehmet Pashë Deralla dhe shefi i shtabit Ali Shefqet Shkupi".

Memet Prishtina, nip i Hasan Prishtinës në manifestim tha se ne sot po e vazhdojmë festën këtu në shenjë përkujtimi për gjeneralin e madh dhe ministrin e parë të luftës në Qeverinë e parë shqiptare, Mehmet Pashë Derallën.

"Memet Pashë Deralla mori pjesë në korrik të vitit 1912 në bisedimet shqiptaro-turke dhe ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës. Mehmet Pashë Deralla mori pjesë në të gjitha kryengritjet shqiptare dhe poashtu më 12 gusht të vitit 1912 pas çlirimi të Shkupit, përkrah Isa Boletinit Idriz Seferit, Bajram Currit të prirë nga ideologu dhe truri i lëvizjes kombëtare Hasan Prishtina", tha Memet Prishtina", tha Mehmet Prishtina.

Ambasadori i Shqipërisë në vend Arben Çejku tha se Shqipëria është krenare që ushtria të cilën e themeloi Mehmet Pashë Deralla, sot është anëtare e NATO-s.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use