ISH PRESIDENTIM KROAT, S. MESIC NE VIZITE NE KOMUNEN TONE

 

01 tetor 2015

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija ka pritur Ish Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç dhe kandidatin shqiptar për deputet në Parlamentin e Kroacisë, Idris Sulejmanin. 
“Me prezencën e tij na nderoi miku i madh i popullit shqiptarë z. Stjepan Mesiç, të cilin e falënderova për kontributin e dhënë gjatë shpërbërjes së komunizmit dhe mbështetjes së tij për popullin tonë në ato kohëra të vështira”, thotë kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, i cili Ish Presidentit Mesiç i ka ndarë një pllaketë me simbolin e Komunës. 

Kryetari Kadrija apelon që mërgimtarët e komunës së Vrapçishtit që të votojnë z. Idris Sulejmani-n në zgjedhjet Parlamentare në Kroaci.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use