MINISTRI I PUSHTETIT LOKAL NEVZAT BEJTA NË VIZITË NË KOMUNËN TONË...

11.04.2012

Në Komunën e Vrapçishtit, në vitin e ardhshëm shkollor do të fillojë të funksionojë shkolla e mesme e pavarur. Kjo u njoftua nga Ministri i Pushtetit Lokal Nevzat Bejta gjatë një vizite në Komunë.

 



"Kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka aplikuar në Ministrinë e Arsimit për pavarësimin e shkollaës së mesme në këtë komunë nga shkolla e mesme e qytetit të Gostivarit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria kanë vendosur që në Komunën e Vrapçishtit, paralelet e disperzuara të gjimnazit të Gostivarit në Negotinë të jenë të pavarura. Me fondet komunale dhe fondet nga grantet bllok do të krijohen kushte dhe shërbime më të mira për nxënësit e kësaj Komune, të cilët janë duke mësuar në këtë shkollë ", tha Ministri i Pushtetit Lokal, z. Nevzat Bejta.

 



Në këtë takim u diskutua për projektet e financuara nga Ministria e Pushtetit Lokal, shfrytëzimin e fondeve IPA dhe rezultatet e arritura në këtë komunë në të kaluarën.

Komuna e Vrapçishtit ka marrë fonde për trajtimin e planit urbanistik jashtë "zonës së lirë ekonomike". Projekti financohet nga Qendra për Zhvillim e rajonit të Pollogut të planifikimit që janë dhënë nga Byroja e Zhvillimit Rajonal të Ministrisë së Pushtetit Lokal, shuma prej 2 milionë e 400 mijë den, ose 39 mijë euro.

Kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija vuri në dukje se me Ministrin Bejta kemi diskutuar për nevojat e komunës së Vrapçishtit.

"Ne si Komuna jemi të lidhura ngushtë me këtë ministri. Ministria e Pushtetit Lokal është lidhja jonë e drejtpërdrejtë me qeverinë dhe ministritë e tjera. Me këtë ministri ne kemi një projekt që është duke përfunduar në komunën e Vrapçishtit apo urbanizimit të zonës industriale të cilat janë financuar nga MPL.

 


Ministri Bejta shprehu kënaqësinë që kryetari i komunës së Vrapçishtit arriti të paguajë një shumë  të madhe të borxhit që kjo komunë ka pasur ndaj një kompanie dhe borxhit prej 25 milion den, e cila tash reduktohet në 3 milion.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use