ZV. MINISTRI I ARSIMIT NË VIZITË NË KOMUNËN TONË

 

Me datë 17 maj 2013 Komunën tonë e vizitoi zv. Ministri i arsimit z. Safet Neziri. Zv.Ministrin e priti në kabinetin e tij Kryetari i Komunës z. Bajram Kadrija, përgjegjësi për arsim në komunë z. Neset Dauti, si dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën tonë.


Në këtë takim ndër tjera u bisedua rreth organizimit të testimit ekstern të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, prej klasës së katërt fillore deri në klasën e tretë të shkollës së mesme.


Nga drejtorët e shkollave edhe përpos njohurive që kishin për testimin paraprak, u muar shumë serioze çeshtja rreth këtij projekti që duhet të kryhet nga ana e ministrisë së arsimit, respektivisht nga Drejtoria shtetërore për Inspektim (DSHI).


Kryetari i Komunës i kënaqur nga referimi i drejtorëve, shprehi falënderim për punën e bërë në shkolla, kështuqë me shpresë në të ardhmen të arrihem rezultate serioze dhe testimi të jepë efektin pozitiv dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunën tonë.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use