Prej disa ditësh ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Mazdraça të Negotinës.

Alsat-m, më 17 korrik 2010

Prej disa ditësh ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Mazdraça të Negotinës, në rajonin e Pollogut. Pastrimi, bëhet si një masë parandaluese ndaj sezonit të shirave në vjeshtë dhe dimër. Lumi Mazdraça ka paraqitur rrezik për shtëpitë dhe arat e banorëve që jetojnë buzë tij, në sezonet e shirave. Procedurat për pastrimin e Lumit Mazdraca, kishin filluar që nga marsi i këtij viti, por miratimi nga ana e ministrisë së Bujqësisë, erdhi vetëm para pak ditësh.

“Është aplikuar në Mars të këtij viti... Ne aplikuam për tërë lumin mirëpo nga ministria e Bujqësisë u pranuan vetëm 1200 metra pastrim të koritës së lumit Masdraca, gjë e cila do ndikoj që të rregullohet shtrati që të mos ketë vërshime në arat përreth të banorëve të Komunës së Vrapçishtit”, thotë Bajram Kadria, kryetar i Komunës së Vrapcishtit.

Kryetari i Komunës Bajram Kadria shprehet se fondet e lëshuara nga ministria e Bujqësisë nuk janë të mjaftueshme. Një milion denarëshi i lëshuar mundëson pastrimin vetëm të një kilometri gjatësi të lumit.

“Saktësisht diku një milion e diçka denarë është nga ministria e Bujqësisë... Procedurën e tenderimit e ka bërë ministria e Bujqësisë dhe neve jemi si mbikëqyrës të këtij projekti dhe këtu bëhet sa më mirë që të jetë në funksion vitet e ardhshme”, shton Kadria.

Mazdraça është lumi i tretë më i gjatë pas Vardarit dhe Shkumbinit, ndërsa vetë pozita e tij, është e tillë që paraqet rrezik për banorët nga dalja e mundshme nga shtrati. Para disa vitesh, Mazdraça përmbyti gjithë Negotinën, duke shkaktuar dëme të mëdha.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use