18 mars 2010

Nxënësit e shkollës fillore qendrore ,,Naim Frashëri,, - Negotinë, ishin në vizitë të Komunës sonë dhe të Kryetarit të Komunës z. Bajram Kadrija.

Në fillim ata vizituan sektorët e Komunës, ku u njoftuan me punën dhe me obligimet e sektorëve. Vizituan sektorin e Urbanizmit dhe Inspektoriatin në Negotinë, më pastaj shkuan në Vrapçisht dhe vizituan sektorin Juridik dhe sektorin e Financave.

Gjatë vizitës u takuan edhe me kryetarin e këshillit komunal prof. Vebi Fetai, i cili i njoftoi me punët e këshillit komunal.

Në fund e takuan edhe Kryetarin e Komunës z. Bajram Kadrija, i cili në një atmosferë të ngrohët ua tregoi nxënësve punët dhe detyrat që i kryen ai si kryetar komune.

 

 

 

 

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use