BËHEN PASTRIMET DHE RREGULLIMET E SHTRETËRVE TË LUMEJVE NË KOMUNËN TONË

 

6.7.2010

Ditëve të fundit Komuna e Vrapçishtit në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmori një aksion për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjëve në komunën tonë.

Pastrimi bëhet në të gjitha vendbanimet ku rrjedhin lumej, apo perrua të vegjël. Në f. Vrapçisht pastrohet lumi Murgovec në gjatësi prej 600 m.

Në mes te f. Toplicë dhe f. Dobërdoll pastrohe përroi që i ndan këto dy vendbanime në gjatësi prej rreth 500 m.

Në f. Gradec bëhet pastrimi i kanalit që rrjedh rrugës prej fshati e deri në fushë.

Në Negotinë bëhet pastrimi i shtratit të lumit Muzdaçë në gjatësi prej 800 m, edhe ate nga vendi ku fillojnë shtëpitë e fshatit e deri te vendi i quajtur ,,uji i tharrët,,.

Gjithashtu Komuna e Vrapçishtit në bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë, gjegjësisht drejtorinë e ujrave, bën pastrimin dhe rregullimin e lumit Muzdaçë në Negotinë nga shtëpitë e fundit të fshatit e deri në drejtim të autostradës Gostivar-Tetovë, në gjatësi prej rreth 1200 m.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use