DISA NGA PROJEKTET E PËRFUNDUARA NË KOMUNËN TONË

14 korrik 2010

Në komunën tonë kohëve të fundit përfundoi realizimi i disa projekteve të filluara kohë më parë dhe ate:

I - Bazeni (rezervoari) i ujit për pije në f.Toplicë, punët e të cilit filluan të realizohen kohë më parë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit jetësor, si dhe me mjete financiare nga buxheti i komunës së Vrapçishtit, ky projekt përfundoi, kështuqë u zgjodh një problem i madh i këtij venbanimi, qytetarët e të cilit tashmë do të kenë ujë të mjaftueshëm për pije.

II - Parkingu në qendër të f.Toplicë i cili u realizua me mjete nga buxheti i komunës si dhe me mjete të grumbulluara vullnetarisht nga banorët e Toplicës.

III - Në f.Llomnicë përfundoi ndërtimi i rrugës së fshatit nga hyrja për në fshat e deri në qendër. Gjithashtu u rregullua edhe qendra e fshatit. Ruga u shtrua me pllaka të bekatonit. Me ndihmë të Agjencionit për zhvillim rural, si dhe me mjete të buxhetit të komunës, ky problem i kahmotshëm u zgjodh, dhe me këtë banorëve të Llomnicës u lehtësohet qarkullimi i tyre nëpër fshat.

IV - Në fshatin Vrapçisht, gjegjësisht në fund të fshatit, rrugës për në autostradë, u ndërtua kanali për ujitje. Ky projekt u financua nga ana e buxhetit të komunës së Vrapçishtit.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use