NË mesin e fËmijËve s'ka paragjykime - karavani pËr forcimin e unitetit pËrmes sportit sot nË Shkup

31 maj 2012

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Ivanov, në sheshin "Maqedonia" filloi manifestimi sportivo-kulturorë, pjesë e projektit "Sportit si faktorë për unitet, tolerancë dhe respekt", ku pjesmarrës ishte edhe Kryatari i Komunës sonë z.Bajram Kadrija.


Defileja e mbi 300 nxënësve nga gjashtë komuna, vazhdoi në drejtim të kishës "Shën. Kliment Ohridski ", ku pjesëmarrësit nga grupe të ndryshme etnike dhe kulturore, patën mundësinë për të mësuar për historinë dhe rëndësinë e kishës "Shën. Kliment Ohridski", si dhe procesin e ndërtimit të saj.

Presidenti Ivanov theksoi se vizita e rradhës do të jetë ajo e Xhamisë së Larme në Tetovë.

Pika e fundit e të rinjve ishte fusha e futbollit e KF "Rabotniçki" në Parkun e qytetit, ku u zhvillua një trajnim sportiv i përgaditur nga UEFA.


Projekti, i cili gjatë dy muajve të fundit është zhvilluar në gjashtë komunat partnerë, synon të mundësojë që nxënësit nga arsimi fillor, përmes sportit, dhe komunikimit, duke vizituar objekte kulturore, të njihen në mes veti më mirë me bashkëmoshatarët e tyre që vijnë nga komunitetet e ndryshme kulturore ose etnike, për të zhvilluar frymën e unitetit, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.


Bartësi i këtij projekti është Shoqata për nismat e zhvillimit - gjeostrategjike Instituti "Global", në partneritet me komunat e përfshira të Prilepit, Tetovës, Qendër Shkup, Staro Nagoriçane, Shuto Orizarit si dhe Komunës së Vrapçishtit.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use