PRESIDENTI TOPI NË VIZITË TË BUSTIT TË MEHMET PASHË DERALLËS NË F. GRADEC

 

20 prill 2012

Presidenti Topi i ka nderuar me një minutë heshtje të gjithë dëshmorët në Gradec dhe ka vendosur lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec.

 


Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti shqiptar Bamir Topi i shoqëruar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Cejku, kreytari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, si dhe këshilltarët komunal të Komunës sonë Vebi Fetain dhe Amet Halitin, kanë vizituar varrezat e dëshmorëve dhe lapidarin e atdhetarit dhe ministrit të parë të Mbrojtjes të Shqipërisë Mehmet Pashë Derallës.

 



Topi dhe Ahmeti kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë dëshmorët në Gradec dhe kanë vendosur lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec.

 


Topi në Maqedoni ka qëndruar me ftesë të kolegut të tij nga Maqedonia, Ivanov me të cilin kanë biseduar për mardhëniet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë marrë pjesë në hapjen solemne të Panairit me produkte të vendit dhe investime të huaja në Shkup.


Topi gjithashtu ka takuar kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, kryeministrin dhe zëvendëskryeministren e Maqedonisë Teuta Arfin, si dhe liderët e partive politike.

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use