PËRFUNDOI NDËRTIMI I RRUGËS NË F. SANAKOS

 

Me finansim nga ana e Agjensionit për Zhviilim Rural pranë Ministrisë së bujqësisë, si dhe me koofinansim të Komunës së Vrapçishtit përfundoi ndërtimi i rrugës në lagjen e quajtur ,,potoçan,, në f. Sanakos.

Rruga përfshinë një sipërfaqe prej rreth 2400 m2, dhe është e ndërtuar me bekatona.

Projekti i ndërtimit të kësaj rruge ka kushtuar rreth 1 870 000 denarë, ku 70 % e mjeteve i ka siguruar Agjensioni për Zhvillim Rural dh 30 % të mjeteve i ka siguruar Komuna e Vrapçishtit nga buxheti i saj.

Gjithashtu në këtë projekt kanë ndihmuar edhe qytetarët me kontributin e tyre.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use