PËRFUNDUAN PUNIMET NË DISA RrUGË LOKALE NË F. VRAPÇISHT

 

Përfundoi realizimi i punëve në renovimin e disa rrugëve lokale në f. Vrapçisht. Sipërfaqa e këtyre rrugëve ishte rreth 1,400 m2 ku njëra ishte 800 m2 e tjetra 600 m2.

Këto rrugë u tamponuan dhe u shtruan me begatona. Këto rrugë më parë nuk kanë qenë aspak të asfalltuara, ndërsa njëra nga rrugët ka qenë gjysma e bërë me kalldërm të vjetër.

Këto punë janë finansuar nga buxheti komunal i komunës së Vrapçishtit, në kuadër të projekteve komunale për renovimin e rrugëve lokale në territorin e Komunës sonë.

 

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use